Ndeshja e fundit e Kombëtares, priten ndryshime në formacion

Kombëtarja shqiptare e futbollit a zhvilluar seancën e fundit stërvitore këtë të dielë para ndeshjes me Ishujt Faroe, që luhet këtë të hënë në orën 20:45 në “Air Albannia” dhe Shqipëria synon të grumbullojë rekord pikësh, pasi kualifikimi është siguruar tashme.

Skuadra është stërvitur në stadiumin “Air Albania”, me grupin që është i plotë dhe i gjithi në formë shumë të mirë.

Në këtë ndeshje të fundit të “kuqezinjve” trajneri Sylvinho pritet të bëjë ndryshime në formacion, të cilat priten të zbulohen në orët në vazhdim.