Ndërron jetë tjetër pacient infektuar me COVID/ Gruaja vuajti katër ditë

Sot në mëngjes ka ndërruar jetë Anika Komino 60-vjeçare nga Përmeti.

Ajo ishte infektuar me COVID, dhe gjendja e saj u rëndua brenda katër ditësh.

E ndjera u soll me urgjencë pas rëndimit të gjendjes në Tiranë por nuk mundi të mbijetonte.

Ajo nuk kish bërë tampon por mjekët thanë se kishte shënja të qarta të sëmundjes.

Të afërmit e nisën me autoambulancë drejt Tiranës mbrëmjen e djeshme.