Ndërron jetë Marije Kaleta misionarja e vetme qe i mbijetoi regjimit komunist

Nderron jete murgesha e cila u takua me Papa Françeskun gjate vizites se tij ne Shqiperi, e vetmja misionare e mbijetuar e regjimit komunist. Maria Kaleta nderroi jete ne moshen 92 vjecare dhe njoftimi eshte dhene nga dioqeza e Sapes.

Lajmi i plote

KALOJ NË AMSHIM MOTER MARIJE KALETA

Ashtu siç shenjtërove gjithë jetën në këtë tokë, Zoti të dhashtë banesën e amshueme pranë Ēngjëjve e Shenjtërve!
Rreth orës 1:30 të datës 2 Janar 2022,
në moshën 92 vjeçe, kaloi në amshim moter Marije Kaleta, në Kuvendin e Motrave Stigmatine në Shkodër.
Homazhet do të mbahen në famullinë Shën Nikolli në Pistull, sot me datën 2 janar pas drekes, ndërsa në orën 16 do të kremtohet mesha për shpirtin e saj, nga ipeshkvi i Sapës, Sh. Tij Imzot Simon Kulli.
Mesha e salikimit do të kremtohet me datën 3 janar në orën 10:30 në Kishën e Motrave Stigmatine në Shkodër, nga Sh. Tij. Imzot Angelo Massafra, dhe varrimi bëhet tek varrezat e Rrmajit.
Pushoftë në Paqe e Zoti i dhashtë Parrizin e u luttë për ne!