Ndërron jetë futbollisti i Egnatias pasi humbi ndjenjat në fushë, policia jep detajet e para

Rafael Duamena, sulmuesi 28-vjeçar ndërroi jetë pasi humbi ndjenjat në fushën e blertë gjatë sfidës Egnatia-Partizani.

Futbollisti është dërguar menjëherë në spitalin e Kavajës ku mjekët konfirmuan se kismet humbur jetën.

Policia po punon për zbardhjen e detajeve të tjera.

Njoftimi i policisë:

Në stadiumin “Arena Egnatia”, ku po zhvillohej ndeshja e futbollit të ligës “Abisnet Superiore”, midis ekipeve Egnatia dhe Partizani, në minutën ‘23-‘24, futbollisti i ekipit Egnatia, shtetasi R. D., 28 vjeç, kapiten i këtij ekipi, është ndjerë keq dhe ka rënë në tokë, pa ndjenja.

Menjëherë, janë futur në fushë, mjekët e ekipeve dhe autoambulanca, dhe futbollisti është transportuar në spitalin e Kavajës, por mjekët konfirmuan se 28-vjeçari kishte humbur jetën.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, po vijon puna për të sqaruar shkakun e humbjes së jetës së lojtarit, gjatë ndeshjes.