Ndërron jetë 69-vjeçari nga Shkodra tek Infektivi/ Shkon në 59 numri i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri
Në Spitalin Infektiv është konfirmuar një tjetër viktimë nga Covid-19, i cili ndodhej prej 10 ditësh i shtruar në gjendje të rëndë, duke e çuar numrin total të jetëve të humbura në 59.
Gjendja e tij u përkeqësua si pasojë e vështirësisë në frymëmarrje dhe pavarësisht terapisë intensive medikamentoze dhe kujdesit të stafit mjekësor, 69-vjeçari, i cili vuante nga hipertensioni, nuk ka mundur të mbijetojë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët të tregojnë kujdes, të mbajnë maskën dhe të respektojnë distancën nga njëri-tjetri si dhe bizneset të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.