Në Roseti degli Abruzzi, në Terano të Italisë ka ndodhur një ngjarje tragjike ku mësohet se ka ndërruar jetë një adoleshent 16 vjeçar. Ai u gjet i pajetë nga nëna e tij sot në mëngjes teksa e thërristë atë për ta çuar në shkollë.
Zilja ka rënë por ai nuk është zgjuar, kjo ka bërë që e ëma të shqetësohet për djalin e saj.
Zgjohu ke shkollë, i ka thënë nëna e tij , por ai nuk ka lëvizur. Duke parë që nuk ka bërë asnjë reagim ajo vuri re se djali nuk po merrte frymë. Atij ju ofrua ndihma e parë por nuk rezultoi me sukses pasi ai kishte ndërruar jetë.
Ekpertiza mjeko-ligjore
Sipas ekpertizëës mjeko ligjore Matteo humbi jetën nga arresti kardiak. Sikurse shkruajnë mediat italiane i riu nuk kishte pasur më parë probleme shëndetsore.
Ai jetonte në një apartamet në Viale America me prindërit dhe me motrën.
Vdekja e tij ka tronditur të gjithë banorët e lagjes ku ai jetonte.
Matteo njihej nga të gjithë si një djalë i shkathët dhe aktiv. Ai ndiqte studimet në vitin e tretë në shkollen e mesme ‘Vincenzo Moretti’./apel.media