Propozimi i Partisë De në ndryshimet për kodin zgjedhor referuar financimit të partive politike 100% nga buxherti i shtetit, është hedhur poshtë nga ekspertët e huaj.
Në mbledhjen e sotme të OSBE-së, ishte i pranishëm edhe përfaqësuesi i PD-së, Ivi Kaso.
Mbledhja u bë me dyer të mbyllura, por sipas informacioneve Partia Demokratike ka propozuar ndërhyrje ligjore për të siguruar që financimi i partive politike dhe për ai për zgjedhjet, të jetë 100% nga buxheti i shtetit. Kjo kërkesë sipas PD-së vinte për arsye të shmangies së financimeve private nga burime të dyshimta.
Më tej ata kanë kërkuar edhe ashpërsimin e kornizës ligjore për pengimin e financimeve nga subjekte që kanë përfituar fonde publike përmes tenderave dhe koncesioneve. PD-ja kërkoi ndalime edhe nga përfitimi i tenderave për një kohë të caktuar të kompanive që kanë financuar partië politike.
Referuar burimeve nga mbledhja e OSBE-së, Report TV shkruan se ekspertët ndërkombëtarë janë kundër kërkesës së Partisë Demokratike.
“Ekspertët theksuan se është kundër standardeve ndërkombëtare, Këshilli i Europës dhe Komisioni të Venecias për të pasur vetëm financim publik”,- raporton gazetarja e Report Tv, Klesiana Omeri./apel.media