Ndërhyrje apo shtim peshe, çfarë ka ndodhur me pamjen e Tom Cruise

Aktori i njohur, Tom Cruise i ka befasuar të gjithë me pamjen e re gjatë fundjavës teksa së bashku me të birin, Connor, u shfaqën në një lojë bejsbolli në San Francisco. Dyshja ishin në Oracle Park pë...
Ndërhyrje apo shtim peshe, çfarë ka ndodhur me pamjen e Tom Cruise
Foto: Ndërhyrje apo shtim peshe, çfarë ka ndodhur me pamjen e Tom Cruise

Aktori i njohur, Tom Cruise i ka befasuar të gjithë me pamjen e re gjatë fundjavës teksa së bashku me të birin, Connor, u shfaqën në një lojë bejsbolli në San Francisco.

Dyshja ishin në Oracle Park për të parë Giants që përballeshin me Dodgers në ndeshjen 2 të National League Division.

Sipas mediave, 59-vjeçari po buzëqeshte kur fytyra e tij u shfaq në mes të lojës në ekranin e madh.

Dalja publike e Tom ishte e rrallë pasi ai nuk paraqitet shpesh nëse nuk ka ndonjë xhirim.

Ndërkohë shikuesit bënë disa reagime në Twitter për pamjen e Cruise, duke thënë se dukej ndryshe nga pamja e zakonshme në ekran.