Ndarja nga jeta e Profesor Aleks Luarasit, Meta mesazh ngushëllimi: Do të na mungojë urtësia dhe mençuria e tij

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, i ka kushtuar një mesazh ngushëllimi, Profesorit Aleks Luarasi. Meta e cilëson Luarasin, si një pioner të guximshëm të modernizimit të sistemit arsimo...
Ndarja nga jeta e Profesor Aleks Luarasit, Meta mesazh ngushëllimi: Do të na mungojë urtësia dhe mençuria e tij
Foto: Ndarja nga jeta e Profesor Aleks Luarasit, Meta mesazh ngushëllimi: Do të na mungojë urtësia dhe mençuria e tij

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, i ka kushtuar një mesazh ngushëllimi, Profesorit Aleks Luarasi.

Meta e cilëson Luarasin, si një pioner të guximshëm të modernizimit të sistemit arsimor. Ai shkruan se profesori ka spikatur në fushën e mendimit bashkëkohor juridik, jetën akademike, institucionet qeverisëse dhe në forumet ndërkombëtare.

“Urtësia, mençuria dhe vizioni i Profesor Luarasit”, shkruan Meta, “do të na mungojë të gjithëve.

Postimi i Presidentit Ilir Meta:

I japim sot lamtumirën e fundit njërit prej ikonave të jurisprudencës shqiptare, Profesorit të nderuar Aleks Luarasi, simbol i vlerave arsimdashëse dhe intelektuale të shoqërisë dhe kombit shqiptar.

Pioner i guximshëm i modernizimit të sistemit tonë arsimor, kontributi i tij mjaft i spikatur në fushën e mendimit bashkëkohor juridik, në jetën akademike, në institucionet qeverisëse, në forumet ndërkombëtare dhe në shumë angazhime të tjera profesionale me rëndësi madhore në proceset demokratizuese në vend do të mbetet përherë i respektuar.

Urtësia, mençuria, vullneti dhe vizioni i Profesor Luarasit do të na mungojnë të gjithëve!

Ngushëllime familjes dhe botës akademike shqiptare për këtë humbje të pazëvendësueshme!

Të prehet në paqe!