Ndarja nga jeta e Mbretëreshës, Meta: Figura dhe Udhëheqja e saj do të kujtohet përherë me respektin më të thellë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Mbretëreshës Elisabeth II. Nëpërmjet një postimi në rrejtet sociale Meta shkruan se figura dhe Udhëheqja e saj e dalluar publ...
Ndarja nga jeta e Mbretëreshës, Meta: Figura dhe Udhëheqja e saj do të kujtohet përherë me respektin më të thellë
Foto: Ndarja nga jeta e Mbretëreshës, Meta: Figura dhe Udhëheqja e saj do të kujtohet përherë me respektin më të thellë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Mbretëreshës Elisabeth II.

Nëpërmjet një postimi në rrejtet sociale Meta shkruan se figura dhe Udhëheqja e saj e dalluar publike dhe ndërkombëtare do të kujtohet përherë me respektin më të thellë.

“Thellësisht i trishtuar për ndarjen nga jeta të Madhërisë së Saj, Elizabeth II, e admiruar në mbarë botën për lidershipin frymëzues, përkushtimin dhe angazhimin e saj të pathyeshëm!

Duke vlerësuar lart kontributin e Saj të jashtëzakonshëm për forcimin e gjithanshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera midis Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, jam i bindur se figura dhe Udhëheqja e saj e dalluar publike dhe ndërkombëtare do të kujtohet përherë me respektin më të thellë.

Ngushëllimet më të sinqerta për Familjen Mbretërore, Qeverinë dhe popullin britanik, si dhe të gjithë Komonuelthin për këtë humbje të madhe!” shkruan Meta.