“Ndaloni sulmet”/ Putin thirrje kryeministrit armen: Nevojë urgjente për armëpushim

Presidenti rus Vladimir Putin u ka bërë thirrje palëve në konfliktin e Nago-Karabakut që të ndalojnë sulmet, gjatë një bisede me Kryeministrin armen Nikolla Pashinyan.

Putini theksoi nevojën urgjente për një armëpushim dhe që të gjitha palët të marrin masa për të de-përshkallëzuar krizën.

Armenia dhe Azerbajxhani akuzuan njëri-tjetrin se qëlluan në territoret e njëri-tjetrit dhe refuzuan presionin për të zhvilluar bisedime paqësore ndërsa konflikti i tyre rreth enklavës së Nago-Karabakut kërcënon të përhapet në një luftë të mirëfilltë e të gjithanshme.