Ndalohet furgoni me targa angleze në Portin e Durrësit, gjenden 8 pistoleta

Një furgon me targa angleze është ndaluar në portin e Durrësit pasditen e kësaj të hëne. Nga kontrollet e ushtruara nga policia, në furgon janë zbuluar 8 armë zjarri, tip pistoletë. Furgoni ka qenë ti...
Ndalohet furgoni me targa angleze në Portin e Durrësit, gjenden 8 pistoleta
Foto: Ndalohet furgoni me targa angleze në Portin e Durrësit, gjenden 8 pistoleta

Një furgon me targa angleze është ndaluar në portin e Durrësit pasditen e kësaj të hëne.

Nga kontrollet e ushtruara nga policia, në furgon janë zbuluar 8 armë zjarri, tip pistoletë. Furgoni ka qenë tip Mercedes Benz me targa KS 15 NZN

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ka nisur hetimet.

Deri më tani nuk dihet origjina e armëve, ndërsa si destinacion kishin Anglinë.

Hetimet po vijojnë për të zbardhur ngjarjen e plotë dhe për të vënë para përgjegjësisë autorët.