“Ndalni vrasjet e foshnjave dhe grave”/ Netanyahu reagon ashpër ndaj thirrjes së Macron

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu i është përgjigjur një interviste që Presidenti i Francës Macron i dha BBC-së mbrëmë, në të cilën ai i kërkoi Izraelit të ndalonte vrasjen e grave dhe foshnjave në Gaza dhe përsëriti thirrjen e tij për një armëpushim në luftë.

Netanyahu tha se liderët europianë duhet të dënojnë Hamasin dhe jo Izraelin, duke pretenduar se ushtria e tij po përpiqej të largonte civilët nga konflikti, ndërsa Hamasi po i përdorte ata si mburoja njerëzore.