Apostol Prifti, prokuror pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, është ndarë nga jeta në moshën 66 vjeçare.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, nipi i tij Edmond Prifti.
Postimi i plotë
“E kishim lënë të takoheshim me të mrekullueshmin xhaxha këtë fundjavë, pas kohësh mes problemeve e punëve të mia në terren. “Eh mor nipçe s’më gjen gjë mua. Jam kockë e fortë”, kur i thoja dobësohu pakëz z. Prokuror, se një goditje e ka dhënë zemra dikur, ndërsa shiheshim rastësisht, teksa ecte në pedonale me qenushin e shtëpisë. Ajo zemër ishte tejet e madhe. Jo veçse një xhaxha i mrekullueshëm, por një nga prokurorët më me zë të Shqipërisë…Sikur na mblodhi për herë të fundit gjithë fisin me rastin e daljes në pension, pak muaj më parë… Veçse 65 vjeç. Do më mungojë zëri i tij, gjithçka… Do na mungosh i dashur xhaxhai ynë, Apostol Prifti”, shkruan Edmond Prifti./apel.media