“Mjeshtri i Madh I Sportit” Gani Mezini që deri më sot konsiderohej legjenda e gjallë e gjimnastikës shqiptare, ndërroi jetë pak orë më parë, në moshën 74 vjeçare.
Ai ka qenë mësues historie, përveç kësaj, ka marrë disa tituj e medalje si : “Qytetar Nderi i Vlorës”.
Është një ndër 10 sportistët më të mirë vlonjatë të shekullit të 20-të e ndër 100 sportistët më të mirë shqiptarë të këtij shekulli.
Ka fituar disa medalje të arta dhe tituj kampion kombëtar në sportin e gjimnastikës. Aq i madh ishte emri i tij sa këtë vit, nuk mbeti jashtë vëmendjes së presidentit Ilir Meta që i akordoi medaljen “ mjeshtër i madh i sportit”./apel.media