Ndahet nga jeta ish-zv.kryeministri Kopliku

Ish zëvendëskryeministri , Bashkim Koplikut, është ndarë nga jeta prej infektimit nga Covid-19.

Kopliku ka shërbyer edhe si Ministër i Brendshëm i qeverisë së parë të Partisë Demokratike më 1992 dhe dy herë deputetë në parlamentin e Shqipërisë.

Gjendja e tij u përkeqësua në spital edhe pse e nisën me avion drejt Italisë.

Bshkim Kopliku u lind më 15 korrik 1943 në Shkodër. Më 1962 – 1966 ndoqi Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike në Universitetin e Tiranës. Më 1966 – 1969 punoi si inxhinier elektronik në qendrën radiomarrëse të Kamzës, Tiranë. Më 1969 – 1970 u zhvendos nga Tirana në Shkodër për arsye politike.