NBA publikon listën e 25 lojtarëve më të mirë të të gjitha kohërave

Liga Amerikane e Basketbollit (NBA) të mërkurën vonë ka publikuar edhe një listë me 25 lojtarët e saj më të mirë në historinë e ligës.

Liga është duke shpallur 75 lojtarët e saj më të mirë të të gjitha kohërave për të festuar sezonin e saj të 75-të. Lista e parë me 25 lojtarë u zbulua para ndeshjes së hapjes së sezonit të martën vonë.

– Lista e dytë e lojtarëve më të mirë

Paul Arizin, Rick Barry, Larry Bird, Wilt Chamberlain, Clyde Drexler, Tim Duncan, Patrick Ewing, Walt Frazier, Kevin Garnett, John Havlicek, Allen Iverson, Magic Johnson, Sam Jones, Michael Jordan, Karl Malone, Robert Parish, Chris Paul, Scottie Pippen, Bill Sharman, Isiah Thomas, Nate Thurmond, Wes Unseld, Bill Walton, Jerry West, James Worthy.

– Lista e parë e lojtarëve më të mirë

Kareem Abdul-Jabbar, Giannis Antetokounmpo, Nate Archibald, Charles Barkley, Bob Cousy, Dave Cowens, Kevin Durant, Julius Erving, George Gervin, Hal Greer, James Harden, Elvin Hayes, Jerry Lucas, Moses Malone, Kevin McHale, George Mikan, Steve Nash, Dirk Nowitzki, Hakeem Olajuwon, Bob Pettit, Willis Reed, Oscar Robertson, David Robinson, Bill Russell, John Stockton.