NATO uron pavarësinë e Shqipërisë/ “Vlerësojmë bashkëpunimin dhe miqësinë tonë”

Nato ka uruar ditën e pavarësisë së shqiptarëve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo shprehet se e vlerëson bashkëpunimin miqësinë e lindur me Shqipërinë.

“Sot, ju urojmë të gjithë miqve tanë shqiptarë dhe aleatëve të NATO-s një Ditë shumë të lumtur të Pavarësisë! Nato vlerëson bashkëpunimin dhe miqësinë tonë brenda kornizës së Aleancës dhe më gjerë. #AlbaniaIndependenceDay”,- shkruhet në njoftimin zyrtar të Nato-s./apel.media