NASA po kthehet në Hënë me lëshimin e mega raketave

“Koha jonë po vjen. Dhe ne shpresojmë që kjo të jetë të mërkurën,” tha Mike Sarafin, menaxheri i misionit të vonuar shumë Artemis 1, në selinë e NASA-s. Moti premton të jetë i favorshëm, m...
NASA po kthehet në Hënë me lëshimin e mega raketave
Foto: NASA po kthehet në Hënë me lëshimin e mega raketave

“Koha jonë po vjen. Dhe ne shpresojmë që kjo të jetë të mërkurën,” tha Mike Sarafin, menaxheri i misionit të vonuar shumë Artemis 1, në selinë e NASA-s. Moti premton të jetë i favorshëm, me një shans 80 për qind të nisjes gjatë një dritareje dy orëshe që fillon në orën 1:04 të mëngjesit me kohën lokale (0604 GMT). Siç pritej, Charlie Blackwell-Thompson, drejtoresha e parë femër e nisjes së NASA-s, i dha miratimin e saj të martën pasdite për të filluar operacionet e ndezjes.

Pas dy përpjekjeve të dështuara, NASA po përgatitej të lëshonte mega raketën e saj të re të Hënës herët të mërkurën nga Florida, më pak se një javë pasi makina masive i rezistoi një uragani.

Misioni Artemis 1 , një fluturim provë pa astronautë, përfaqëson hapin e parë në planin e agjencisë amerikane të hapësirës për të ndërtuar një prani të qëndrueshme në Hënë dhe për të marrë mësime prej andej për t’u përgatitur për një udhëtim të ardhshëm në Mars në vitet 2030.

I quajtur sipas motrës së Apollonit në mitologjinë greke , programi i ri hapësinor vjen 50 vjet pasi njerëzit shkelën për herë të fundit në tokën hënore.

Do të jetë lëshimi i parë i raketës 32-katëshe të lartë Space Launch System, më e fuqishmja e projektuar ndonjëherë nga NASA.

Numërimi mbrapsht ka filluar tashmë në Qendrën Hapësinore Kennedy, ku gjiganti portokalli e bardhë pret fluturimin e tij të parë.

Nisja është planifikuar më pak se një javë pas kalimit të uraganit Nicole, të cilin raketa e duroi jashtë në platformën e saj të lëshimit.