NASA e paralajmëroi: Ja çfarë ndodhi dje me Tokën

NASA njoftoi se një objekt hapësinor, “potencialisht i rrezikshëm”, do të kalonte afër Tokës ditën e enjte.

Asteroidi, i njohur si “1997 BQ”, i cili udhëtoi me shpejtësi 11 mijë kilometra për sekondë, kishte një madhësi nga 640 metra deri në 1.4 kilometra, sic parashikuan shkencëtarët.

 “Asteroidi sillet rreth Diellit çdo 844 ditë dhe gjatë udhëtimit drejt tij, rrotullohet dy herë rreth Tokës e më pas udhëton drejt Marsit”, sqaron NASA.

Sipas agjencisë që monitoron asteroidët, ky objekt kaloi në një afërsi prej 6.2 milionë kilometrash nga planeti ynë më 21 maj.

Ky është objekti i dytë hapësinor që iu afrua Tokës për këtë vit, pasi një tjetër asteroid udhëtoi pranë planetit tone, në 29 prill.