Nadal vë në dyshim rikthimin në Monte Carlo: Nuk e di kur do të luaj

Rafael Nadal ka hedhur dyshime për një rikthim të mundshëm në Monte Carlo Masters të muajit të ardhshëm, pasi zbuloi se ai ende nuk është i sigurt se kur do të jetë gati të rikthehet. 22-herë kampioni...
Nadal vë në dyshim rikthimin në Monte Carlo: Nuk e di kur do të luaj
Foto: Nadal vë në dyshim rikthimin në Monte Carlo: Nuk e di kur do të luaj

Rafael Nadal ka hedhur dyshime për një rikthim të mundshëm në Monte Carlo Masters të muajit të ardhshëm, pasi zbuloi se ai ende nuk është i sigurt se kur do të jetë gati të rikthehet.

22-herë kampioni i Grand Slam-it ka luftuar me një problem në ijën e majtë që kontribuoi në daljen e tij në raundin e dytë në Australian Open në janar.

Nadal u tërhoq nga garat e fushës së vështirë në Indian Wells Open dhe Miami Open pasi vazhdoi të rikuperohej nga problemi.

Duke folur dy javë më parë, drejtori i Monte Carlo Masters, David Massey tha se Nadal ishte lojtari i parë që u regjistrua për eventin Masters 1000 të këtij viti, i cili fillon më 8 Prill.

Llogaria zyrtare e turneut në Twitter kohët e fundit sugjeroi se Nadal do të marrë “padyshim” pjesë.

Megjithatë, Nadal i cili ka rrëshqitur nga renditja e 10 më të mirëve në botë të tenisit për meshkuj për herë të parë në pothuajse 18 vjet e mohoi këtë.

“Nuk e di se kush e merr këtë informacion”, citohet të ketë thënë ai nga botimi spanjoll Marca.

“Natyrisht nëse do të ishte e vërtetë, do ta konfirmoja, por fatkeqësisht nuk mundem. Po ndjek kursin tim dhe nuk e di se kur do të luaj sërish, kjo është e vërteta. “Jam në një fazë të rritjen e punës. Nëse do ta dija se kur do të kthehesha, do të thoja, por nuk e di.Nuk mund të konfirmoj se do të luaj në Monte Carlo. Gjërat shihen dita ditës. Unë preferoj t’i them gjërat kur i di vërtet”.

Masters në Monte Carlo nis sezonin në fusha balte përpara ngjarjeve në Madrid dhe Romë, me French Open – ngjarja e preferuar e Nadalit – tani vetëm dy muaj larg.

Nadal ka fituar 11 herë Masters në Monte Carlo, megjithëse triumfi i tij më i fundit erdhi në 2018 me fitoren ndaj Kei Nishikorit në finale.