Naçi nuk i bindet Ramës: Paratë do t’i menaxhojmë vetë- Që të mos marrin shtëpi edhe djali i tezes, apo çuni i hallës

Imami Elvis Naçi, ishte prezent në mbledhjen  e dytë të Komitetit Kombëtar të Rindërtimit. Teksa fliste, Naçi  deklaroi, se nuk do të lejohej asnjë abuzim me fondet e mbledhura për familjet e prekura nga tërmeti.

Ai u shpreh se deri tani janë mbledhur 10 milionë euro.  Këto para, do të  menaxhohen nga vetë fondacionet.  Kjo për të shmangur edhe abuzimet. Elvis Naçi madje dhe ka ironizuar duke thënë se ata janë duke vepruar kështu, që të mos marrin shtëpi edhe djali i tezes apo çuni i hallës, që nuk e meritojnë, por që kërkojnë të përfitojnë nga rasti.

“Deri tani kemi mbledhur 10 milionë euro. Dje isha në Thumanë dhe ata na thonin pse s’punoni. Ne ju thamë që do të nisim sapo të na japë shteti dritën jeshile. Banesat individuale ne mund t’i ndërtojmë. Evidentohet emri dhe mbaroi, ajo familje u stabilizua.

Ne do të ndërhyjmë edhe në projektet e mëdha që do të bëhen me blloqe pallatesh sepse ne kemi shumë komunikim me firma ndërtimi jashtë vendit që duan të japin kontributin e tyre. Do të përpiqemi që donacioni t’iu shkojë atyre që iu takon. Do të menaxhojmë vetë donacionet. Do të kujdesemi që të djali i tezes dhe çuni i hallës të mos marrin shtëpi”, tha Elvis Naçi./apel.media