“Na lini të kërcejmë”, Bora konfirmon ribashkimin me Donaldin

Moderatorja Bora Zemani ka konfirmuar ribashkimin me Donald Veshaj. Ka qenë vetë Bora e cila në rrjetet sociale ka publikuar një foto krah Donaldit me mbishkrimin “na lini të kërcejmë”.

Ky përshkrim vjen pasi Bora do të jetë dhe moderatorja e “Dancing With the Stars”, ndërsa Donaldi me Romeon drejtojnë emisionin “Më lër të flas”.

Kujtojmë se është përfolur që në “Dancing with the Stars” do jetë edhe Donaldi, si prezantues i “gold room”, mirëpo një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar.