Myslim Murrizi: Do të kandidoj në 4 qarqe/ Shikon mundësinë e koalicionit me ish nënkryetarë të PD-së, Topallin dhe Patozin

Myslim Murrizi, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, kryetare i forcës së re politike “Lëvizja Demokratike Shqiptare” është shprehur se ai vetë do të jetë kandidat në 4 qarqe dhe se po diskutohen k...
Myslim Murrizi: Do të kandidoj në 4 qarqe/ Shikon mundësinë e koalicionit me ish nënkryetarë të PD-së, Topallin dhe Patozin
Foto: Myslim Murrizi: Do të kandidoj në 4 qarqe/ Shikon mundësinë e koalicionit me ish nënkryetarë të PD-së, Topallin dhe Patozin

Myslim Murrizi, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, kryetare i forcës së re politike “Lëvizja Demokratike Shqiptare” është shprehur se ai vetë do të jetë kandidat në 4 qarqe dhe se po diskutohen koalicionet me partinë e ish-nënkryetarëve të PD-së, Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi.

“Unë do të kandidoj më 25 prill së bashku me qytetare dhe qytetarë të interesuar për t’i vënë shqiptarët tek Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare. Do të kandidojmë në të gjitha qarqet. Unë do të kandidoj në 4 qarqe, në Fier dhe në Tiranë, të tjerat po i mendoj bashkë me kolegët deputetë themelues të kësaj force të re politike. Pres që të na shtohen edhe deputetë të tjerë, cilido prej tyre që aspiron për t’iu vënë në dispozicion qytetarëve shqiptare.  Do të shkojmë para shqiptarë me një program të shkurtër dhe konkret: Luftë të korruptuarve dhe jo korrupsionit, i cili është abstrakt. Të korruptuarit kanë emër”, tha ai.

Murrizi u shpreh besimplotë në një rezultat të mirë të forcës së tij politike në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Unë shpresoj shumë që numri i tifozëve të verbër për një vend pune ndaj forcave politike kryesore, të ketë qytetarë të lirë, individë rebelë në shpirt që nuk mundet të hanë sapunin për djathtë”, tha ai.

Sa i përket koalicioneve që po mendon për 25 prillin Myslim Murri u shpreh se forca e tij politike po shikon mundësinë e një koalicioni me Jozefina Topallin dhe Astrit Patozin.

“Por për të qenë i sinqertë të dy kanë qenë nënkryetarë të PD-së. Të dy kanë votuar 21 prillin e 2008-s. Të dy kanë qenë në krah të Berishës kur shpallën armik Bamir Topin. Jozefina ka qenë edhe kur u shpall tradhtar Genc Pollo. Që të dy kanë ngarkesën administrimit të pushtetit 2005-2013. Ndaj dua të jem shumë i kujdesshëm në listën që do i ofroj qytetarëve më 25 prill. Jam në diskutim me kolegë të mi të Lëvizja Demokratike Shqiptare. Nuk është se kam kontaktuar me ta. Idealen do ta doja që në listën për kandidatë të mos kishte individë të përfolur për abuzim me pushtetin 2005-2013. Sidomos në mandatin e dytë të PD nga viti 2009 në vitin 2013. Pra ky është dyzimi im”, tha ai. 

Deputeti Muslim Murrizi është pyetur nga Report Tv edhe për ngjarjen e rëndë të vrasjes së 25-vjeçarit Klodjan Rasha nga polici në Tiranë dhe protestat që e pasun.

Së pari çdo protestë është legjitime dhe shqiptarët kanë të drejtë të protestojnë për çdo padrejtësi që ata e shikojnë të tillë. Së dyti ngjarja është e rëndë. Unë nuk kam  reaguar se nuk dua të politizoj dhe të bëj politikë me familjen e të ndjerit. Nuk dimë ende se çfarë ka ndodhur. E shoh me dyshim deklaratat e tjetërsuara të Policisë së Shtetit. Fillimisht u tha se kishte armë, pastaj u tha që u qëllua me një plumb, pastaj u tha që arma ishte  100 metra me larg, pastaj u tha se është një tejkalim i vetëmbrojtjes i pranuar publikisht nga SHCBA.  Dorëheqja e ministrit do t’i bënte mirë vetë Lleshajt nga ana morale. Ligjërisht për mua duhet të japin dorëheqjen Drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe Drejtori i Policisë së Tiranë. Ndaj them që Lleshaj duhet të japë dorëheqjen moralisht përderisa ka thënë që ‘pas çdo polici fshihet fytyra e tij’. Përgjegjësinë ligjore pastaj e vendos Prokuroria.  Dorëheqja është akt fisnikërie”, tha ndër të tjera në intervistën e dhënë për Report Tv, deputeti Myslim Murrizi.