Myslim Murrizi/ Deputeti që ofendoi fëmijët me aftësi të kufizuara, sërish…

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar ashpër ndaj nismës “KÇK”, që është promovuar aq shumë së fundmi nga ana e kryeministrit Edi Rama.  Sipas këtij të fundit, kjo nismë pritet të luftojë prokurorë e gjyqtarë të korruptuar, por edhe grupe kriminale.

Deputeti që vjen nga rradhët e grupit parlamentar të PD-së, e etiketon këtë nismë si hipoktite, si dhe shton që KÇK- e vërtetë janë  krerët e politikës sa majtas dhe djathtas që për 29 vite kanë vjedhur  me babëzi në Shqipëri.

Nga ana tjetër  në postimin e tij Murrizi nuk ka nguruar që të përdorë as fjalorin banal për të etiketuar ata që ai i cilëson fajtorë për situatën në vend.

Gjithsesi na duhet të shtojmë që kjo nuk është hera e parë që deputeti Murrizi përdor fjalë të zhargonit në reagimet e tij.

Reagimi i plotë i Murrizit:

Propagandë dhe demagogji të pështirë me gjoja luftën kundër KÇK

Kur shoh fytyrat më të pista të këtij vendi, që bëjnë si të virgjër ndaj korrupsionit më vjen për të vjellë

Ju plehra që keni deklaruar se keni vetëm 3000 euro në bakë, që rroni me pensionin e plakës, që martoheni me kursimet e mamit, që bridhni me biznes klase me fitimet e grave apo bleni vila mbi 2 milion euro nga bizneset e kunatit, peshqeshet e baxhanakut jeni jo KÇK por KOKRRA K K

Tu besosh fundërrinave që prej 29 vitesh vjedhin si qen të pa ngopur se do bejnë luftë kundër hajdutëve, është njëlloj sikur të besosh se janë të “ virgjëra” punonjëset e SEXIT tek xhamat në Amsterdam.

Problemi madhor i Shqipërisë nuk ka qenë dhe nuk është KÇK, por Ju o KKK që mbani rreth vetes BLP, KQK,HPO,KRM dhe të gjithe llumin e Shqiptarëve që ju shërbejnë në rrugën tuaj të ndyrë të mashtrimit të Shqiptarëve

Edhe “ betejat” e fundit nuk janë as për drejtësinë e as për Gjykatën Kushtetuese, por një sherr banal mes një “ tufe” të vogël “ qensh” qe duan të kenë pjesën e tyre siç kanë pasur prej 29 vitesh në të gjithë pushtetin gjygjesor, që te kene imunitet per çdo maskarallik, hajdutellik e palaçollik qe keni bere dhe beni ne emer te POPULLIT

Koha e juaj ka filluar numerimin mbrapsh, dhe Shqiptaret nuk mund ti mbajne me peng 5 fytyra te pista, te urryera, hajdute dhe te pa moralshme, dhe 20 BLP,KQK,LGBQ e llumhane qe ju mbajne uturakun ju 5 individeve me te ndyre te ketij vendi prej 29 vitesh

SHQIPTARET DUHET TE ZGJEDHIN ME VOTE PERFAQESUESIT E TYRE./apel.media