Dëmtimet, që shkaktoi tërmeti i datës 26-nëntor, janë ndjerë edhe në Kalanë e Krujës, ku mësohet se një pjesë e shkëmbit ka pësuar çarje.
Mirëpo, nga ana tjetër mësohet se nuk ka pasur dëme në Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastriot Skënderbeu” si dhe tek Muzeu Etnografik. Ndërsa sot në Krujë Muzetë kanë hapur dyert edhe për vizitorët e shumtë.
Sipas inxhinierive zviceran, këto godina nuk kanë asnjë dëmtim, ndërsa Prof. Aya Kubuta, nga Departamenti i Zhvillimit Urban në Universitetin e Tokios, tha se Muzetë janë në gjendje shumë të mirë dhe pa rrezik për turistët./apel.media