Muslimanët Rohingya: Gjykata Botërore urdhëron Mianmar të parandalojë genocidin

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka urdhëruar masa për të parandaluar gjenocidin e muslimanëve Rohingya në Myanmar (ish Burma).
Vendimi vjen pavarësisht se udhëheqësja Aun San Suu Kyi mbron vendin e saj kundër akuzave personale muajin e kaluar.

Mijëra Rohingya vdiqën dhe më shumë se 700,000 ikën në Bangladesh gjatë një sulmi të ushtrisë në vitin 2017.Hetuesit e KB kanë paralajmëruar se veprimet gjenocidale mund të përsëriten.

Cështja e ngritur nga kombi me shumicë myslimane afrikane të Gambia, bëri thirrje për masa emergjente kundër ushtrisë Myanmar deri sa të fillonte një hetim më i plotë.Myanmar ka këmbëngulur gjithmonë që po merrej me një kërcënim ekstremist në shtetin Rakhine. Në deklaratën e saj të mbrojtjes, Znj Suu Kyi përshkroi dhunën si një “konflikt të brendshëm të armatosur” të shkaktuar nga sulmet e militantëve Rohingya në postet e sigurimit të qeverisë.