Muslimanët në mbarë botën mirëpresin Muajin e Shenjtë të Ramazanit

Muslimanët në mbarë botën mirëpritën Muajin e Shenjtë të Ramazanit duke u mbledhur për të falë teravinë e parë. Qindra miliona muslimanë falën namazin e teravisë së parë, që do të vazhdojë gjatë gjith...
Muslimanët në mbarë botën mirëpresin Muajin e Shenjtë të Ramazanit
Foto: Muslimanët në mbarë botën mirëpresin Muajin e Shenjtë të Ramazanit

Muslimanët në mbarë botën mirëpritën Muajin e Shenjtë të Ramazanit duke u mbledhur për të falë teravinë e parë.

Qindra miliona muslimanë falën namazin e teravisë së parë, që do të vazhdojë gjatë gjithë muajit të shenjtë.

Muslimanët do të agjërojnë për 29 ditë, duke filluar nga e enjtja, 23 mars.

Muaji i shenjtë do të bëjë që shumë prej 1,6 miliardë muslimanë të agjërojnë gjatë ditës, nga lindja deri në perëndim të diellit.

Agjërimi më i gjatë do të bëhet në qytetin Nuuk të Grenlandës, edhe atë për 15 orë e 21 minuta; më pas në Reykjavik të Islandës me 15 orë e 16 minuta, ndërsa rreth 15 orë agjërim do të duhet të bëjnë edhe muslimanët në Helsinki, Stokholmi dhe Glasgow.