Murrizi sulmon kreun e KED/ “Po i bën karshillëk presidentit”

Deputeti Myslim Murrizi ka akuzuar kreun e KED, Ardian Dvoranin se po sillet si pronari i Gjykatës Kushtetuese.

Në seancën plenare të ditës së sotme, Murrizi tha se Dvorani po i bën ‘karshillëk’ presidentit Meta.

Më tej ai shtoi se Besnik Muçi u zgjodh si burrë mes grave, duke lënë kështu të nënkuptohet se parlamenti ka paragjykime gjinore në zgjedhjen e anëtarëve të kushtetueses.

“Edhe unë dua të plotësohet sa më shpejt Gjykata Kushtetuese, edhe pjesa tjetër e opozitës e dëshiron që të plotësohet Gjykata Kushtetuese dhe pastaj SPAK-u që të shohim ca prapa hekurave, apo të bëjnë punë vullnetare.

Çfarë është kjo ngutje? Çfarë është ky kryetar KED, komunist dhe i bën karshillëk Presidentit? Çfarë është ky pronari i KED, është ruajtur me mbështetjen tuaj, e ruani në detyrë edhe pse i kanë mbaruar mandati, e keni bërë si monument kulture. Pse duhet të mbyllet më 20? Na kanë sjellë tre kandidatë që nuk kanë fituar në magjistraturën, tani do na i sillni për Gjykatën Kushtetuese. Ulsi ke qenë ti Ajnshtajni i Drejtësisë? Nuk dëgjon. Edhe Komisioni i ligjit duhet të zbatojë atë nen që thotë Kushtetueta. Elsa Toska hynë te gratë apo burrat si ta votojnë. Besnik Muçin e zgjodhën si burrë mes disa grave”,- u shpreh Murrizi./apel.media