Murrizi denoncon/ “Kriza në energjetikë”. Këto janë pagat në KESH

Ish deputeti Myslim Murrizi shkruan:

Administratori pra Benet Beci para se te behej deputet i ps merte rroge me shume se Presidenti Meta, me shume se Kryeministri Rama, me shume se Kryetari i Kuvendit Ruçi, me shume se çdo minister, deputet zv minister etj

Meqenese ne Shqiperi ka plot gazetare te pavarur por jo media te lira, po i publikoj une tabelen e pagave sipas pergjigjes qe me ka kthyer KESHI

Nuk belbezon asnje fjale opozita e Bashes dhe e ish nendrejtorit te KESHIT ne vitet 1997-2005 Alfred Rrushaj

Ftoj gazetaret te investigojne tek nderrmarrjet e tjera qe jane shoqeri aksionere me taksat e Shqiptareve si Fondi Shqiptare i Zhvillimit, OST( operator i sistemit te transportimit te energjise) OSHE , Sigurimet Shoqerore, Sigurimet Shendetesore etj si dhe bordet e keshillat mbikeqyres te tyre, dhe do te shihni qe keta jane ne page, mbi te gjithe kupolen drejtuese te Shtetit Shqiptare

Dhe pastaj na jepni “ leksion” njeri me 3 pika e tjetri me 7 pyka per te “ zgjidhur” krizen energjitike

Ftoj GAZETARET profesionist qe te investigojne anetaret e bordeve, antaret e keshillave mbikeqyres, keshilltarer, shefat e kabineteve etj, sepse do te gjeni, grate, motrat, burrat, kuneterit, baxhanaket, dashnoret, kusherinjt te aferm te ministrave dhe deputeteve dhe mender politikaneve nga te dyja palet, qe ne fakt jane e njenjta tufe.