Muriqan/ Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 33-vjeçari nga Britania

Një 33-vjeçar nga Britania është arrestuar nga policia kufitare e Poliçanit i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Policia e Shkodrës në një njoftim për mediat sqaron se i arrestuar ka mbetur Callum Sinclair, për të cilin kishte informacione nga Interpol.

Sinclair ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Dohas, Katar, e ka dënuar me 2 vite burgim për veprën penale “Lëshimi i çeqeve fiktive”, parashikuar nga Kodi Penal i Katarit.