“Mungon tmerrësisht shumë”/ Astrit Patozi kujton mikun e tij, Sokol Olldashin

Kryetari i Bindjes Demoraktike Astrit Patozi, ka kujtuar mikun e tij të ndjerë Sokol Olldashin. Ditën e sotme shënohen 6 vite nga aksidenti fatal që i mori jetën një prej figurave kryesore në Partinë Demokratike, Sokol Olldashit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Patozi ka publikuar një foto me Sokol Olldashin gjatë kohës që bisedonin në ambientet e Kuvendit.

Ish-deputeti Olldashi humbi jetën më 20 nëntor të vitit 2013, teksa udhëtonte me makinën e tij nga Elbasani drejt Tiranës. Patozi shkruan se i mungon tmerrësisht shumë miku i tij i ndjerë, Sokol Olldashi.

“Mungon tmerrësisht shumë…madje edhe për ata që nuk e deshën…”,- shkruan Astrit Patozi./apel.media