Mundja shqiptare ka tashmë një kampion bote/ Abakharov e çon Shqipërinë në majën e botës

Mundja shqiptare ka tashmë një kampion bote. Zelimkhan Abakharov shkruan historinë në mes të Beogradit, duke i siguruar atdheut të tij të adoptuar kurorën e më të mirit të botës. Mundësi kuqezi ka shkëlqer në tapetin e Kampionatit Botëror teksa në gjysmëfinale pati mundur serbin Stevan Miçiç, i cili është medalist Olimpik. Abakarov arriti në finale e kategorisë së peshës trupore deri në 57 kg në mundjen e lirë, ku përballë amerikanit Tomas Gilmen.

Sportisti i trajnerit Leonard Çakmashi dominoi edhe në ndeshjen finale, duke siguruar medaljen e artë dhe duke u shpallur të shtunën “kampion bote” në kryeqytetin e Serbisë, Beograd. Një arritje e madhe e mundësit kuqezi, i cili në finalen e zhvilluar, e ka mundur amerikanin 7-4. Më pas festa e tij ka qenë e përligjur, duke festuar me flamurin kuqezi në tapet.

Ndërkohë, në kategorinë e peshës trupore deri në 61 kg, mundësi tjetër kuqezi, Islam Dudaev kualifikohet pa problem në turin e 16-she së Botërorit të mundjes. Në turin eliminator, mundësi kuqezi eliminoi kinezin Minghu Liu, duke e fituar ndeshjen 5-0. Në turin tjetër Dudaev do të përballet me japonezin Rei Higuçi, ndërkohë që shpresat për një vend në podiumin e medaljeve edhe me këtë sportist janë të mëdha