Muaji mars nis me shifra tragjike, 141 viktima nga koronavirus në vetëm 7 ditë

Java e parë e muajit mars ka qenë  tragjike me shifra për sa i përket pandemisë COVID-19, pasi në vetëm 7 ditë kanë hubur jetën 141 qytetarë.

Shqipëria ka një mesatare prej 20 viktimash në ditë në javën e parë të marsit, ndërkohë që edhe shifrat e infektimeve kanë qenë të larta.

Situatë e rënduar paraqitet edhe në spitalet COVID, ku aktualisht po marrin trajtimin mjekësor 639 pacientë, 35 prej të cilëve janë në terapi intensive dhe 7 të intubuar.

Shifrat e javës së parë të Marsit:

1 mars- 764 raste të reja dhe 20 humbje jete

2 mars- 892 raste të reja dhe 19 humbje jete

3 mars- 892 raste të reja dhe 19 humbje jete

4 mars- 851 raste të reja dhe 21 humbje jete

5 mars- 847 raste të reja dhe 20 humbje jete

6 mars- 777 raste të reja dhe 21 humbje jete

7 mars- 819 raste të reja dhe 21 humbje jete