Mpiksja e gjakut, OBSH: E mundshme, por ende e pa konfirmuar

Komisioni Këshillimor për sigurinë e vaksinave të OBSH tha se lidhja midis vaksinës AstraZeneca antiCovid dhe rasteve të rralla të mpiksjes së gjakut me trombocitet është “konsideruar e mundshme, por nuk është konfirmuar”.

Në një deklaratë pas shqyrtimit të të dhënave më të fundit globale, ekspertët e pavarur thanë se duhen studime të veçanta për të kuptuar plotësisht lidhjen e mundshme midis vaksinimit dhe faktorëve të mundshëm të rrezikut, raporton Reuters.

“Është e rëndësishme të theksohet, se megjithëse shqetësuese, ngjarje të tilla janë shumë të rralla dhe një numër i vogël janë raportuar midis gati 200 milionë individëve që kanë marrë vaksinën AstraZeneca kundërCOVID-19 në të gjithë botën,” tha paneli.

Bëhet me dije se Komisioni Këshillimor do të mblidhet përsëri javën e ardhshme për të diskutuar informacione shtesë.