Mozzik bëhet bashkë me Tayna-n për këngën e re?

Mesa duket ka ardhur koha për një super hit të ri.

Bëhet fjalë për një bashkëpunim mes Tayna-s dhe Mozzik.

Në një koment të lënë në foton e Tayna-s, Mozzik ka lënë të kuptohet se dyshja janë bërë bashkë për një këngë e cila do të publikohet gjatë vitit 2020.

“Edhe e lanem mos mi qit teshat e spotit niher bre”, ishte komenti I Mozzikut në postimin e Taynës.

Artistja i ktheu përgjigje reperit duke i thënë: “Konga spekulushëm”.

Ende nuk e dimë nëse Tayna me Mozzik kanë vendosur të përhapin panik në këtë fundvit apo vërtet këtu ka diçka të re që s’duhet ta humbim!

I pyetur para 2 muajsh nga “Indeksonline”, menaxheri i reperes Rinor Hykolli nuk i ka shuar shpresat për një bashkëpunim, dhe tani duket se ka diçka konkrete./apel.media