Motra e Sonila Kryeziut: Duam të dimë ku i ka eshtrat! Mami është mbyllur në dhomë dhe qan

Motra e Sonila Kryeziut ka folur në emisionin ‘Pa gjurmë’ duke kërkuar që institucionet përgjegjëse të vihen në lëvizje për të gjetur trupin që e kërkojnë prej 19 vitesh. Sipas saj, nëna është trondit...
Motra e Sonila Kryeziut: Duam të dimë ku i ka eshtrat! Mami është mbyllur në dhomë dhe qan
Foto: Motra e Sonila Kryeziut: Duam të dimë ku i ka eshtrat! Mami është mbyllur në dhomë dhe qan

Motra e Sonila Kryeziut ka folur në emisionin ‘Pa gjurmë’ duke kërkuar që institucionet përgjegjëse të vihen në lëvizje për të gjetur trupin që e kërkojnë prej 19 vitesh. Sipas saj, nëna është tronditur nga dëshmia e transmetuar një ditë më parë në Report Tv ku thuhej se Arben Hoxha dyshohet se e ka vrarë bashkë me shoqen Nertila Osmani.

“Nëna është e shokuar, më mirë që nuk e mora. Mami është shumë keq që mbrëmë deri sot është vetëm duke qarë. Të paktën të dimë ku ka eshtrat, të dimë ku ta qajmë. Institucionet ta gjejnë urgjent”, tha motra e Kryeziut.

Vajza e Nertila Osmanit dhe Arben Hoxhës, Dajana Osmani, 20 vjecare ka folur në lidhje live për emisionin ‘Pa gjurmë’ në Report Tv për të treguar se si u ndje kur dëgjoi dëshmitaren kur tha se i ati dyshohet që t’i ketë vrarë nënën dhe shoqen e saj.