Moti për ditën e premte, 15 tetor 2021

Edhe për ditën e Premte vendi ynë do të vijoj të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht (orët e para të mëngjesit deri në orët e mesditës) me vran...
Moti për ditën e premte, 15 tetor 2021
Foto: Moti për ditën e premte, 15 tetor 2021

Edhe për ditën e Premte vendi ynë do të vijoj të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht (orët e para të mëngjesit deri në orët e mesditës) me vranësira mesatare dhe të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Duke filluar pas orëve të mesditës gradualisht kemi ndërprerje të reshjeve si dhe alternime të shkurtra kthjellimesh. Reshjet do të mbeten të izoluara dhe të dobta kryesisht përgjatë relieveve kodrinore-malore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje e fortë me shpejtësi mesatare 3 deri 8m/sek. Përgjatë vijës bregdetare veriperëndimore dhe zonat luginore të veriut era bëhet intensive në formën e tufanit dhe shpejtësi që arrinë deri në 15-18m/sek.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 0°C deri në 10°C
në zonat e ulëta 7°C deri në 18°C
në zonat bregdetare 9°C deri në 18°C/ SHMU