Moti për ditën e martë, 30 nëntor 2021

Ditën e sotme moti në vend nis i vranët dhe prej orëve të mesditës me kthjellime vecanërisht në bregdet dhe veri. Reshje shiu me intensitet të ulët deri në orët e mengjesit. Në verilindje dhe lindje r...
Moti për ditën e martë, 30 nëntor 2021
Foto: Moti për ditën e martë, 30 nëntor 2021

Ditën e sotme moti në vend nis i vranët dhe prej orëve të mesditës me kthjellime vecanërisht në bregdet dhe veri.

Reshje shiu me intensitet të ulët deri në orët e mengjesit. Në verilindje dhe lindje reshje bore me intensitet të ulët në orët e mëngjesit. Më tej ndërprerje të reshjeve të shiut dhe të borës.

Era nga Verilindje-Veri me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore do të fitoj shpejtësi 15 deri në 20m/sek, duke u pasuar nga valëzim i forcës 4-5 ballë.