Moti për ditën e hënë, 11 tetor 2021

Sipas MeteoAlb, territori shqiptar do të jetë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në ultësirën Perëndimore, ndërsa pjesa tjetër e vendit do të jetë me kthjellime.

Por vranësira do të bëhen më të dukshme në pjesën e dytë të ditës duke sjellë rebeshe afatshkurtra në zonat veriperëndimore.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 24°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40-45 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.