Moti/ Javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si pasojë e masave ajrore kryesisht të thata dhe të ftohta me origjinë veriore.

Në këtë mënyrë në pjesën më të madhe të ditëve moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare. Vranësirat do të jenë më tepër prezente për ditën e nesërme po pa praninë e reshjeve të shiut ndërsa për ditën e Martë vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobta në lindje të vendit dhe jug.

Përjashtim bënë dita e Enjte ku vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shrëngatave dhe stuhive ndërsa në relievet malore do të ketë reshje dëbore.