Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme në rrugën nacionale Lezhë-Milot duke sjellë përmbytje të rrugës në një gjatësi prej 50 metrash në afërsi të fshatit Tresh.
Burime bëjnë me dije se kjo situatë ka vështirësuar lëvizjen e automjeteve, pasi ujërat në këtë pikë kanë sjellë dhe inerte në rrugë.