Moti i keq, OSSH në terren për riparimet e rrjetit elektrik

Punonjësit e OSSH janë në gadishmëri për çdo lloj difekti të shkaktuar nga moti i keq që ka përfshirë ditët e fundit disa zona të Shqipërisë.

Në kushte ekstreme moti, brigadat e OSSH dhe TL, ndodhen në terren për riparimin e rrjetit elektrik, dëmtuar nga koha e keqe, reshje shiu, ere.

Aktualisht, grupet e gatishmërisë të Tensionit të Lartë janë duke punuar për riparimin e linjës 35kV Çiflik – Pobrat (Berat), dëmtuar nga moti i keq.