Moti i keq, ndalohet lundrimi për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit në Vlorë

Moti i keq dhe reshjet e shiut gjatë natës kanë krijuar problemet e para. Së fundmi Autoriteti Portual i Vlorës njofton se për shkak të dallgëzimit në det, do të jetë i ndaluar lundrimi për mjetet e v...
Moti i keq, ndalohet lundrimi për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit në Vlorë
Foto: Moti i keq, ndalohet lundrimi për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit në Vlorë

Moti i keq dhe reshjet e shiut gjatë natës kanë krijuar problemet e para. Së fundmi Autoriteti Portual i Vlorës njofton se për shkak të dallgëzimit në det, do të jetë i ndaluar lundrimi për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit.

Ndërkohë për tragetin e linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë nuk ka pezullime për kryerjen e lundrimit.

Përmirësimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 28 dhjetor.