Moti i keq, ndalohet dalja në det e të gjitha mjeteve të vogla lundruese, përfshirë dhe anijet e peshkimit

Kapiteneria e portit të Vlorës njofon se është ndaluar nisja në det e të gjitha mjeteve të vogla lundruese, përfshirë dhe anijet e peshkimit. Shkak për këtë është bërë moti i keq që ka përfshirë të gj...
Moti i keq, ndalohet  dalja në det e të gjitha mjeteve të vogla lundruese, përfshirë dhe anijet e peshkimit
Foto: Moti i keq, ndalohet dalja në det e të gjitha mjeteve të vogla lundruese, përfshirë dhe anijet e peshkimit

Kapiteneria e portit të Vlorës njofon se është ndaluar nisja në det e të gjitha mjeteve të vogla lundruese, përfshirë dhe anijet e peshkimit. Shkak për këtë është bërë moti i keq që ka përfshirë të gjithë vendin dhe era e fortë që shkakton dallgë. Kufizimet do të vazhdojnë deri në datën 30 Nëntor.

Në  bazë  të  parashikimit  për  situatën  hidrometeorologjike  të  përkeqësuar  në  gjirin  e  Vlorës  dhe  jashtë saj  për  ditët  në  vazhdim  në  datat  26,  27,  28,  29,  30.11.2021  në  drejtimin  Jug-JugLindje  dhe  JugJugPerëndim  në  forcën  4-5bft  brenda  gjirit  të  Vlorës  dhe  jashtë  gjirit  të  Vlorës  në  forcën  6-7bft 10-15m/s  deri në  7-8  bft  /  15-20m/s  dhe  lartësi dallge  nga  1.50  deri  3.50  metra.   ESHTE NDALUAR  DHËNIA  E  LEJE-NISJES  E  TË  GJITHA  MJETEVE  TË  VOGLA LUNDRUESE ,  ANIJEVE TË  PESHKIMIT  QË  OPEROJNË JASHTË GJIRIT TË VLORËS. ANIJET PASAGJERE DHE ANIJET E TJERA NUK KANE KUFIZIME.

Përmisimi  i  situatës meteorologjike  të  përkeqësuar  në  gjiun e  Vlorës  dhe  jashtë  saj  për  mjetet  e  vogla lundruese  dhe  të peshkimit  do të  jetë  mbas  datës  30.11.2021 / 12:00.