Moti i keq/ ARRSH tregon gjendjen e akseve rrugore, thirrje shoferëve: Reduktoni shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë

Autoriteti Rrugor Shqiptar, bën me dije se në disa akse për shkak të reshjeve të dendura ka pasur rënie gurësh në rrugë. Përkatësisht në rrugën Bajram Curri–Valbonë, Kukës–Ura e Zapodit, Kukës–Bushtri...
Moti i keq/ ARRSH tregon gjendjen e akseve rrugore, thirrje shoferëve: Reduktoni shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë
Foto: Moti i keq/ ARRSH tregon gjendjen e akseve rrugore, thirrje shoferëve: Reduktoni shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë

Autoriteti Rrugor Shqiptar, bën me dije se në disa akse për shkak të reshjeve të dendura ka pasur rënie gurësh në rrugë.

Përkatësisht në rrugën Bajram Curri–Valbonë, Kukës–Ura e Zapodit, Kukës–Bushtricë, Elbasan-Gjinar, Librazhd-Steblevë, Qafë Muzinë-Qafë Dushk–Peshkopi, Librazhd–Përrenjas,Elbasan–Qafë Thanë dhe në Llogara, janë evidentuar materiale dhe inerte në rrugë.

ARRSH i bën thirrje drejtuesve të automjeteve të lëvizin me kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën për shkak të lagështisë në rrugë.

Njoftimi:

Reshjet e shiut kanë vijuar me intensitet gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit duke sjellë edhe rënie gurësh, drurë, materiale e inerte në rrugë si në: Bajram Curri–Valbonë, Kukës–Ura e Zapodit, Kukës–Bushtricë, Elbasan-Gjinar, Librazhd-Steblevë, Qafë Muzinë-Qafë Dushk–Peshkopi, Librazhd–Përrenjas,Elbasan–Qafë Thanë dhe në Llogara.

Kontraktorët kanë punuar gjatë natës për pastrimin e akseve

Të gjitha akset janë të kalueshme

Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.