“Mos qani për mua!”- Fjalët e fundit të Rezartës, që vdiq e helmuar në rrethana misterioze

Çifti Hajdari nga Librazhdi, u helmua 5 ditë pas martese. Ndërsa pas helmimit Rezarta Hajdari ndërroi jetë dhe bashkëshorti i saj, Olsi Hajdari gjendet ende në gjendje të rëndë. Gjithsesi, pas ngjarje...

Çifti Hajdari nga Librazhdi, u helmua 5 ditë pas martese. Ndërsa pas helmimit Rezarta Hajdari ndërroi jetë dhe bashkëshorti i saj, Olsi Hajdari gjendet ende në gjendje të rëndë. Gjithsesi, pas ngjarjes së rëndë, policia nuk ka ende një pistë konkrete hetimi. Së fundmi janë mësuar edhe fjalët e fundit që u ka thënë Rezarta familjarëve të saj, në komunikimin e tyre të fundit, përmes telefonit.

Rezarta mësohet se u ka thënë familjarëve këto fjalë:

“Mos u mërzisni se ndihem shumë mirë! Mos qani për mua!”

Vëllai i saj thotë se të motrën ia kanë vrarë, ndërsa shpreh dyshimet edhe në një intervistë.

“Kemi dyshime që i kanë helmuar. Njeriu nuk mund të vdesë aq lehtë nga mangalli. Kemi dyshime se dikush nga të afërmit e Olsit mund t’i ketë helmuar nga zilia. Ata të dy e donin shumë njëri-tjetrin. Janë martuar me dashuri dhe dukeshin shumë të lumtur. Ende nuk e kemi marrë veten nga ajo që ka ngjarë, por ne si familje do të bëjmë hetimet tona. Ndër të tjera, po presim që të vijë edhe ekspertiza mjeko-ligjore. Aty do të gjendet e vërteta. Folëm në telefon mbrëmjen e së enjtes, pra një natë përpara ngjarjes dhe e pyetëm se si ndihej në familjen e re. Ajo dukej mirë. Na tha që të mos e kishim merak dhe që të mos qanim për atë. Kishte vetëm pak ditë që ishte martuar dhe dukej e lumtur.’’/old.apel.media