“Mos kini frikë nga vaksina”/ Mjeku epidemolog, Alimehmeti: Sterilizimi nuk qëndron…

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti ka dhënë një intervistë ku ka treguar se si pritet te vijojë situata pas fillimit të Universiteteve.

Gjithashtu ai u ka bërë apel studentëve se duhet të vaksinohen, pasi vaksina është një nga mënyrat për të zhdukur virusin nga Komuniteti.

Ilir Alimehmeti: Shifrat nuk janë ende të ulëta. Virusi qarkullon gjerësisht. Kanë nisur të rriten shifrat. Për të parë nëse do të ketë shifra të larta me nisjen e Universiteteve duhet të presim edhe 10 ditë.  Studentët duhet të vaksinohen. Për të zhdukur një virus nga Komunitet duhet  të vaksinohen. Linja e parë e luftës është imunizimi. Vaksinat në Shqipëri janë të sigurta. Fatmirësisht gjëra shumë të rënda në Shqipëri nuk kemi parë. Pra janë efekte shumë të rralla të rënda si pasojë e vaksinës. 

Mjeku thotë se nuk ka pse të ketë frikë nga vaksina. Në lidhje me pikëpyetjet se pas vaksinimit nuk mbetesh dot shtatzënë, mjeku thotë se sterilizimi nuk ka lidhje fare ma vaksinimin.

Ilir Alimehmeti: Nuk ka pse të ketë një frikë ndaj vaksinës. Sterilizimi nuk qëndron fare. Rreth 4 miliardë  njerëz sot në botë janë vaksinuar. Po të kishte parë një problem për pamundësinë për të mos pasur fëmijë mbrapa në 4 miliard njerëz do ishte vënë re, sepse është efekt afatshkurtër. Nuk ka pse të ketë frikë.

Për shkak të detyrimit të vaksinës, shume persona dhe studentë janë pajisur me dokumente false të vaksinimit. Për mjekun dokumentet false do të ngatërrojnë situatën, pasi më vonë se nëse dikush sëmuret dhe në letër ka se është vaksinuar, do krijoj përshtypjen se vaksinat nuk po funksionon.

Ilir Alimehmeti: Problemi ka qenë më shumë nga fjala detyrim, sepse fjala detyrim të lë automatikisht në  kundra reagim. Momentin që gjithkush e kupton se s’ka asgjë për të pasur frikë është një diçka që ka efekt, plus kësaj ka një efekt edhe më  të madh. Vaksina me detyrim pritej që të ndodhet dhe në vendin tonë pasi e kishim parë që të ndodhet dhe në vendet e tjera evropiane.

Nuk ishte diçka që ne çuditemi se përse ndodh në Shqipëri. Kemi një shtresë të shoqërisë që nuk do fjalën detyrim por po i gjen anën. Ky është një problem i madh sepse gjithçka do na ngatërrohej. Nëse kemi të bëjmë me njerëz që nuk e kanë kaluar sëmundjen, kanë këto letra, nesër pasnesër sëmuren dhe janë në gjendje të rëndë, automatikisht përshtypja që do krijohet është se vaksina nuk funksionon. Është një vaksinë vetëm në letër dhe jo në gjak. Këtë duhet ta shkëpusim nëpërmjet ndërgjegjësimit. /Ora News