Mori ryshfet, gjykata dënon me 6 vite burg ish-kryeministrin kroat

Ish kryeministri kroat Ivo Sanader është dënuar me gjashtë vjet burg i akuzuar për korrupsion.

Në kohën kur ishte kryeministër i Kroacisë gjatë viteve 2003-2009, Sanader ka pranuar ryshfet prej miliona dollarësh.

Gjykata e shpalli ish-kryeministrn kroat fajtor dhe sipas aktakuzës, ai ka marrë 10 milionë euro ryshfet nga kompania hungareze të naftës MOL.

Kompania hungareze mori nën kontroll 50% të pronësisë së kompanisë kroate të gazit INA.

Gjykata e dënoi gjithashtu kryeshefin ekzekutiv të MOL-it, Zsolt Hernadi me dy vjet burgim, për dhënien e ryshfetit.

Zsolt nuk ishte në gjykatë gjatë shpalljes së vendimit, dhe kreu i gjykatës Ivan Turudic, tha se është lëshuar një urdhër-arrest i Bashkimit Evropian, si dhe i bërë thirrje Hungarisë të “veprojë në përputhje me rrethanat”.

Kujtojmë se 66-vjeçari Sanader ishte kryeministër i Kroacisë nga viti 2003 deri në vitin 2009 dhe gjithashtu shërbeu si drejtues i partisë në pushtet Unioni Demokratik Kroat nga viti 2000 deri në 2009.

Nëse aktgjykimi merr formën e prerë, Sanader do t’i paguajë 10 milionë euro qeverisë kroate.

Ky i fundit u largua nga Kroacia më 2010 pasi ai u akuzua në dy raste korrupsioni. Më pas ai u arrestua në Austri dhe u ekstradua në Kroaci një vit më vonë./apel.media