Morën kredi në bankë për të bërë fëmijë, Zoti u dha trinjakë/ Rrëfimi prekës i dy prindërve

Kjo është historia emocionuese e ciftit Enver dhe Etleva Zinës. Ata janë të martuar prej 15 vitesh, por vetëm së fundmi janë bekuar me ardhjen në jetë të tre fëmijëve trinjakëve Amel, Mabel dhe Elsian.

Përmes lotëve ata treguan për emisionin “ Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus momentet emocionuese të plotësimit të ëndrrës së tyre të kahershme.

“Kemi pritur shumë, kurrë nuk i humbem shpresat… Na është dashur të marrim kredi për të bërë fertilizimin In Vitro pasi nuk i kemi patur mundësitë ekonomike më parë”, u shpreh mes emocionesh Etleva, e cila 5 muajt e fundit të shtatëzanisë i ka kaluar pranë spitalit pasi kishte komplikacione.